Cila është partia më demokratike në Kosovë? Sondazhi prodhon rezultat shumë befasues - NACIONALE

Cila është partia më demokratike në Kosovë? Sondazhi prodhon rezultat shumë befasues

1 vit më parë

nga NACIONALE

Cili është subjekti më demokratik në Kosovë?

Kjo është pyetja që kanë shtruar administratorët e Nacionales në grupin e saj në Viber. Përgjigja tregon ose se simpatizantët e VV-së po bojkotojnë grupin e redaksisë në Viber, ose se po merren intensivisht me zgjedhjet e tyre të brendshme në të cilat për kryetar pritet të fitojë sërish, Albin Kurti.

Vetëm 30 votues deri në këtë moment (16:43) kanë votuar partinë e drejtuar nga Kurti. Ndërkohë, dukshëm prijnë përpara LDK (445) e PDK (439) që kanë marrë vota përafërsisht njëjtë. Megjithatë, partia e Abdixhikut ka një epërsi të lehtë.

Pak vota kanë marrë edhe AAK (33) e PSD (29), ndërkaq në fund janë Lista Vjosa (4) dhe PSD (1).

Duhet kujtuar se në Vetëvendosje deri në këto momente ka pasur shumë përplasje që kanë kulmuar me mohim kandidaturash e me dorëheqje.

Lajme të ngjashme