“Cila është pamja nga dritarja juaj?”, Ambasada amerikane pyet kosovarët teksa feston borën e parë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shijuar borën e parë në Kosovë.
Ambasada e shtetit mik të Kosovës ka ndarë një fotografi të borës nga pamja e objektit të saj.
“Duke e shijuar borën e parë nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë. Cila është pamja nga dritarja juaj? Ndani fotot tuaja me ne”, është shkruar në postimin e Ambasadës Amerikane.
