Christensen kalon si lojtar i lirë te Barcelona
S P O R T
Andreas Christensen ka kaluar te Barcelona si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me skuadrën londineze Chelsea.
26-vjeçari është raportuar që do t’i bashkohet Barcelonës që nga koha kur vendosi që të mos vazhdojë më në Stamford Bridge.
Një temë e stërzgjatur me Barcelonën që është në gjendje të keqe financiare, më në fund është mbyllur.
Danezi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me katalanasit, që e mbanë atë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2026.
Signed! ✅ pic.twitter.com/AoP9JTjwC5
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 4, 2022