Chollet për "çnjohjet" e Kosovës: S'kam diçka specifike për të shtuar, është shpërqëndrim - NACIONALE

Chollet për "çnjohjet" e Kosovës: S'kam diçka specifike për të shtuar, është shpërqëndrim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Derekt Chollet, këshilltar i Departamentit të Shtetit, ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, rreth çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës nga disa shtete. Ai ka thënë se nuk ka diçka specifike për të shtuar në lidhje me deklaratat e Vuçiqit.

Tutje, z. Chollet vlerësoi se kampanja për zhbërjen e njohjeve është “shpërqëndruese”, duke theksuar se ajo nuk është në frymën e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale.

Nuk kam diçka specifike për të shtuar për ato çfarë ka thënë Presidenti Vuçiç. Ajo që mund të them është se për ne ky është shpërqëndrim, nuk është në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara në kuadrin e asaj që ka propozuar BE-ja. Nuk po na afron më pranë arritjes së aspiratave euroatlantike që udhëheqësit e të dyja vendeve kanë thënë se dëshirojnë të përmbushin. Dhe sërish, mendoj kjo është ajo tek e cila duhet të përqëndrohemi dhe jo tek shpërqëndrimet e këtilla.” – tha z. Chollet për VOA.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Vuçiq deklaroi se janë 9 shtete që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, për të cilën gjë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës tha se nuk ka asnjë informacion.

Lajme të ngjashme