Çfarë parasheh projektligji për pagat, kush sa e ka koeficientin?
Përcaktimi i vlerës monetare të një koeficienti për pagat e shërbyesve civilë, është një ndër debatet që ka përfshirë sindikatat e punëtorëve.
Ministria e Punëve të Brendshme e ka proceduar projektligjin për paga në konsultime paraprake më 17 gusht, qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe rregullimi i sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës për pozitën (nga 1 – 18 sipas projektligjit aktual) me vlerën monetare të koeficientit.
Zyrtarisht ende nuk dihet sa është koeficienti.
Projektligji i pagave për sektorin publik, një kopje të të cilit e posedon Radio Evropa e Lirë, nuk e cakton vlerën e koeficientit. Aty thuhet se ‘vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit’.
Raporti i koeficienteve është 1:18.