Çfarë është varianti BA.5 i koronavirusit? - NACIONALE

Çfarë është varianti BA.5 i koronavirusit?

3 vjet më parë

nga Gentiana Hasani

BA.5 - pjesë e familjes Omicron - është varianti më i fundit i koronavirusit, që është duke shkaktuar valë infeksionesh në të gjithë botën.

Sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, BA.5 qëndron pas 52% të rasteve të regjistruara në fund të qershorit.

Në Shtetet e Bashkuara vlerësohet se është duke shkaktuar rreth 65% të infektimeve.

BA.5 nuk është i ri. I identifikuar për herë të parë në muajin janar, ai është gjurmuar nga OBSH-ja qysh në prill.

BA.2 - një variant edhe më i transmetueshëm?

Ai është variant simotër i llojit Omicron, që ka qenë mbizotërues në mbarë botën qe nga fundi i vitit 2021 dhe ka shkaktuar rritje të shkallës së infeksionit në pjesë të Evropës, Australisë dhe Afrikës së Jugut, ku edhe është gjetur për herë të parë. Të dhënat e OBSH-së tregojnë se numri i rasteve me koronavirus në botë, është në rritje tash e katër javë rresht, shkruan Rel.

Pse po përhapet?

Ashtu si varianti i tij simotër, BA.4, edhe BA.5 arrin të shmangë mbrojtjen imune, të siguruar ose nga vaksinimi, ose nga infeksioni i mëparshëm.

Për këtë arsye, “BA.5 ka avantazh në rritje ndaj nënvarianteve të tjera të Omicronit që janë duke qarkulluar”, ka thënë Maria Van Kerkhove, zyrtare në OBSH, më 12 korrik.

Varianti i fshehtë i Omicronit, tani dominues në botë

Për shumë njerëz, kjo do të thotë riinfektim - në shumë raste edhe pas një kohe të shkurtër.

Van Kerkhove ka thënë se OBSH-ja po i analizon raportet e riinfektimit.

“Kemi prova të shumta që tregojnë se njerëzit që janë infektuar me Omicron, janë duke u infektuar edhe me BA.5. Nuk ka dyshim për këtë”, ka thënë Gregory Poland, virolog dhe studiues i vaksinave në Klinikën Mayo, në Minesotë të SHBA-së.

Lajme të ngjashme