"Çfarë dreqin?", "Liria e shtypit është thelbësore", avokatja amerikane reagon ndaj vendimit të pushtetit për mbylljen e Klan Kosovës
Avokatja amerikane, Bernadette Foley, nga Nju Jorku, ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me vendimin e fundit të qeverisë për të mbyllur Klan Kosovën.
Në një postim të saj në Twitter, avokatja Foley, e cila ka pasur një përvojë të gjatë në fushën e sundimit të ligjit, duke përfshirë edhe punën në Kosovë, ka reaguar duke shkruar mes tjerash "Çfarë dreqin ?Hej, Kosovë? Çfarë po ndodhë? Liria e shtypit është thelbësore".
“Çfarë dreqin? Hej, Kosovë? Çfarë po ndodhë? Liria e shtypit është thelbësore. Asociacioni i Mediave të Kosovës, BE-ja dhe ShBA-ja – të gjitha kritikojnë një veprim të dukshëm për të mbyllur një stacion të njohur televiziv të Kosovës”, tha Foley.
What the heck? Hey, Kosovo? What's wrong? Freedom of the press is essential. Kosovo Press Association, EU and US all criticize an apparent move to close a popular Kosovo TV station. https://t.co/4RxiZf9EJW
— Bernadette Foley (@forestland6) July 29, 2023