"Çështje teknike": Ambasadori Bajrami pjesë e takimeve për dinarin në Bruksel - NACIONALE

"Çështje teknike": Ambasadori Bajrami pjesë e takimeve për dinarin në Bruksel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në takimet e sotme mes përfaqësuseve të Bankës Qendrore të Kosovë dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq për çështjen e ndalimit të dinarit.

Bajrami ishte pjesë e ekipit bashkë me Guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismailin.

Ndërkaq, zëvendëkryeministri dhe kryenegociatorit i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi kishte refuzuar të marrë pjesë në këtë takim pasi sipas tij, diskutimet për çështjen e dinarit janë nivel teknik.

Megjithatë me pjesëmarrjen e ambasadorit Bajrami, takimet e sotme duke se nuk kanë qenë vetëm të nivelit teknik, por edhe të nivelit politik.

Para një viti, Bajrami është i ngarkuar edhe si përfaqësues i Kosovës në Komitetit e Përbashkët Monitorues për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe aneks-zbatimin e saj.

Ky emërim por edhe pozita e ambasadorit, tregon që Bajrami është përfaqësues politik dhe jo teknik në këto takime.

Nga ana tjetër, emisari speical i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimeve të sotme duke thënë se mirëpret përkushtimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

Ai ka thënë se takimi i sotëm është një hap i rëndësishëm, teksa ka ka thënë se nevojiten takime të tjera.

Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë.” – ka shkruar Lajçak në rrejtin social “X”.

Lajme të ngjashme