Çështja e presidentit, Haziri konfirmon se Kurti e Abdixhiku takohen të hënën
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka konfirmuar se kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, të hënën do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Bisedimet do të jenë në lidhje me çështjen e presidentit.
“Tani ne jemi ofru me bashkëpunu si LDK në procese politike, me ne Kurti nuk ka folur asnjëherë për emra të përveçëm për president dhe nuk ka fol asnjëherë për ndarjen e ekzekutivit. Ne kemi ndërtu bashkëpunim për proces politik në rastin e zgjedhjes së presidentit në kalendarin që Kurti e ka imponuar”.
“Jemi në një rrethanë kur të hënën e ardhshme Abdixhiku do të takohet paradite me Kurtin për të biseduar për procesin e ri për rifillimin e procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit”, ka thënë Haziri.