Çështja e presidentit, Deda: Kosova ka nevojë për figurë që i garanton balancat e brendshme politike
Ish-këshilltari i ish-presidentes Atifete Jahjaga, Ilir Deda, ka treguar se çfarë presidenti i duhet Kosovës.
Ai ka bërë me dije se Kosova ka nevojë për një president që garanton balancat e brendshme politike e institucionale dhe është adresë e kohezionit të brendshëm.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Kosova duket se ka harruar domethënien e presidentit.
“Me gjasë Kosova e ka harru domethënien e presidentit. Nuk jemi në proces të zgjedhjes të një ministri të jashtëm apo të brendshëm, por të një figure që – përpos përfaqësimit jashtë Kosovës – edhe i garanton balancat e brendshme politike e institucionale, dhe është adresë e kohezionit të brendshëm (‘uniteti’), për aq sa është e mundur”, ka shkruar Deda.