Çështja e dinarit, Miftaraj: Edhe pas katër viteve në pushte Kurti e Bislimi s`po mësojnë nga gabimet
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryenegociatorit Besnik Bislimi pas takimit për dinarit në Bruksel.
Ai ka bërë me dije se Bislimi dhe kryeministri Kurti nuk po mësojnë nga gabimet e tyre edhe pas katër viteve në pushtet.
Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se qeveritarët aktual nuk po e mësojnë paritmin “kurrë mos thuaj kurrë”.
“Never say never-kurre mos thuaj kurre, jane parime ne politike dhe diplomaci qe Albin Kurti, Besnik Bislimi dhe Donike Gervalla edhe pse gati kater vite ne pushtet ende nuk jane duke i kuptuar dhe nuk jane duke mesuar nga 100 gabimet e bera deri me sot. BQK eshte e pavarur, nuk i diskutojme vendimet e nje institucioni te pavarur, rezultati, Serbia dergon propozime ne Bruksel lidhur me nje vendim te BQK, ketij institucionit te pavarur”, ka shkruar ai.
Sipas tij, kryeministri Kurti është dashur ta dëgjoi presidenten Osmani.
“Sikur te degjonit Presidenten Osmani se ceshtja e dinarit te zgjidhet ne Prishtine me Amerikanet, nuk do te faktorizonit Serbine deri ne ate mase sa te jap propozime lidhur ceshtjet e brendshme te Republikes se Kosoves. Shume amatera dhe te padijshem ne diplomaci dhe dialog”, ka shkruar Miftaraj.