Çështja e dialogut, Borrell sot takon ndaras Kurtin dhe Vuçiqin në Paris - NACIONALE

Çështja e dialogut, Borrell sot takon ndaras Kurtin dhe Vuçiqin në Paris

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell do të takohet sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në takime të ndara.

Kështu njoftoi dje zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i këtyre takimeve është që të vazhdohen përpjekjet e BE-së për të ndihmuar palët që t’i ulin tensionet, si dhe të bëhen përparime në Dialog.

“Nuk do t’ua them se cili do të jetë mesazhi kryesor ngase ky mesazh kryesor do t’u përcjellet atyre në këto takime, por ama mund t’ju them se cili është objektivi kryesor i këtyre takimeve. Objektivi kryesor është që të vazhdohen përpjekjet e BE-së që të ndihmojë palët për të ulur tensionet dhe të bëhen përparime në Dialogun e Lehtësuar nga BE-ja. Pra, kjo është arsyeja kryesore”, tha Stano.

Lajme të ngjashme