Ceroviq: Sa më pak që Kosovë është serbe, aq më shumë shpallet vend i shenjtë
Milutin Ceroviq, njohës i politikës serbe dhe marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, ka shkruar një artikull të titulluar “Kosova nuk ekziston si mit serb, por si shtet sovran”.
Në këtë artikull, të botuar së pari në portalin e Malit të Zi me emrin “aktuelno.me”, Ceroviq vlerësoi se sa më pak që Kosova është serbe, aq më tepër shpallet vend i shenjtë.
“Është interesante se sa më pak që Kosova është serbe, aq më tepër është shpallë vend i shenjtë. Sot kur Serbia shprehimisht nuk ka asnjë lidhje me Kosovën, ajo për nacionalistët është më e shenjtë se edhe Jerusalemi.” – shkroi ai.
“Kosova në Serbi ekziston kryekëput si mit tash e një kohë, ndërsa ajo Kosova e vërtetë, madje si goxha shoqëri e rregulluar, në realitet sot ekziston vetëm si shtet i pavarur.” – shkroi tutje ai, transmeton KDP.mk.