Çelaj dhe Ramabaja përputhen në mendime, e përkrahin federatën shqiptare
Lirak Çelaj, ish-zëvendësministër nga PDK-ja, ka një mendim interesant rreth bashkimit të shqiptarëve. I ftuar në “Politiko”, ai ka përkrahur idenë e një federate shqiptare.
Më saktë, ai është përbashkuar me një anëtar të VV-së në mendimin rreth federatës shqiptare. Çelaj dhe Sadri Ramabaja i VV-së kanë mendim të njëjtë, të dy e përkrahin federatën shqiptare.
“Pavarësia nuk do të mund të quhej e përkohshme. Unë mendoj që edhe kur të bashkohet Shqipëria me Kosovën, unë e shoh më të realizueshme një federatë shqiptare. Prapë se prapë një këto institucione, ky vend do të ishte i njëjti.” – deklaroi Çelaj.
Nacionale ka raportuar edhe më parë në lidhje me idenë e Ramabajës për federatën shqiptare.
