Çeku: Veriu nuk ëshë çështje ndëretnike, por e kriminalitetit dhe e institucioneve që e luftojnë atë
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka folur në Debat Plus lidhur me çështjen dhe situatën në veri të vendit.
Çeku thotë se veriu nuk është është çështje ndërmjet kriminalitetit dhe institucioneve.
“Çështja e veriut, është çështje ndërmjet kriminalitetit dhe institucioneve që luftojnë atë dhe nuk është çështje ndëretnikë në mes shqiptarëve dhe serbëve”, tha ministri.
Çeku ka folur edhe për Barrikadat në katër komunat veriore të Kosovës, duke shtuar se situata është më e komplikuar dhe nevojite koordinimi me KFOR-in për largimin e barrikadave.
“Situata në veri të Kosovës është pak me ndryshe sesa në vendet tjera, sidomos në kohën e fundit, edhe çdo veprimi atje nëse bëhet në kohën e gabuar mundë të sjellë pasoja të madhja”, ka thënë Çeku.
Ai thotë se të gjitha institucionet janë në krye të detyrës edhe janë duke bërë analiza edhe vlerësime për situatën në veri të Kosovës.
“Unë besoj që koordinimi me KFOR-in dhe me të gjithë bashkësinë ndërkombëtare në këto veprime është i domosdoshëm, edhe këtë është duke bërë Qeveria e Kosovës”, tha ministri.
Ai ka thënë se largimi barrikadave duhet të ndodhe por sipas tij duhet të bëhet në mënyrën më të mirë që të mos këtë pasoja të për vendin dhe për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë.
“Barrikadat janë duke i vështirësuar jetën qytetarëve atje edhe jo vetëm shqiptarëve por edhe serbëve, si pasojë e barrikadave ku qytetarët serbë nuk kanë mundur të marrin as shërbimet bazike mjekësorë”, ka përfunduar Çeku.
