Çeku thotë se rritja e temperaturave ka rritur intensitetin e punës në asetet e trashëgimisë kulturore - NACIONALE

Çeku thotë se rritja e temperaturave ka rritur intensitetin e punës në asetet e trashëgimisë kulturore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se me ngritjen e temperaturave, punimet në asetet e trashëgimisë kulturore "po vazhdojnë me intensitet".

Ai ka theksuar se këto monumente, që kishin qenë në rrezik të shkatërrimit, po transformohen në pasuri që do të përfitojnë brezat e ardhshëm.

“Me ngritjen e temperaturave po vazhdojnë me intensitet punimet në asete të trashëgimisë kulturore. Nga rreziku për shkatërrim këto monumente po shndërrohen në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm. Punë. Përditë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme