Çeku i Vetëvendosjes krenohet me një aktvendim të Gjykatës, provon të manipulojë - NACIONALE

Çeku i Vetëvendosjes krenohet me një aktvendim të Gjykatës, provon të manipulojë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Kulturës, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Vetëvendosjes, kandidati për Kryetar të Prishtinës nga rradhët e Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku, po krenohet me një aktvendim të Gjykatës. Po. Po e shihni mirë, ai i beson dhe lavdërohet me vendim gjykate dhe është i Vetëvendosjes.

Por, por, por, Çeku krejt këtë mburrje e bënë për një aktvendim ku refuzohet masa e përkohshme e kërkuar nga Komuna e Prishtinës për sheshin George Bush. Në këtë çështje faktikisht ska aktgjykim. Pra, nuk është vendosur asgjë për meritat e rastit.

E plotë:

Provuan një herë, dështuan. Provuan për së dyti, prap e morën të njëjtën përgjigje nga gjykata: REFUZOHET si e pabazuar kërkesa e komunës së Prishtinës.

Po, bëhet fjalë për projektin e kundërligjshëm të sheshit "Xhorxh Bush". Gjykata dy herë foli qartë, nuk pezullohet vendimi i Inspektoriatit të Trashëgimisë Kulturore.

Nga fillimi ju kemi treguar që janë duke e shkelur ligjin me dy këmbë. Por ata vazhduan me qasjen e tyre shpërfillëse, e për më keq, na akuzuan për bllokim.

Nuk i morën lejet e nevojshme, nuk i konsultuan banorët, nuk i zgjidhën çështjet pronësore, lidhën kontratë të kundërligjshme, gjykata dy herë ua refuzoi kërkesën për pezullim.

Zgjidhjet e qëndrueshme për Prishtinën do të nisin pas 12 Tetorit. Me vizion zhvillimor dhe me ligjshmëri të plotë.

Lajme të ngjashme