Çeko i qëndron Driton Velës për anëtar në KShC: Ka qenë kandidat i VV-së më 2019, jo 3 vitet e fundit, kaq kjo punë
Hajrulla Çeku i Vetëvendosjes, Ministër i Arsimit, e arsyetoi Driton Velën për ta emëruar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë në arsim.
Ai tha se ligji kërkon që të mos ketë mbajtur post publik në tri vitet e fundit, ndërsa Vela ishte kandidat i VV-së më 2019.
“Unë ju siguroj që bashkë me stafin civil në ministri, dhe të jterët, kemi bërë përpjekje makismale për të respektuar në plotni për të respektuar procedurën ligjore, prej shpalljes, komisionin, vlerësimin e aplikantëve. Së treti, Kosova ka një ligj që është në fuqi, për AKK-në. Sipsa Nenin 13, anëtar i KShC nuk mund të jetë personi që ka ushtruar post politik në tri vitet e fundit. Ligji është shumë i qartë. Dhe ky kriter është vendosur. Kandidati i propozuar Driton Vela ka qenë kandidat për deputet në VV në 2019-ën. Para shtatë vitesh. Dhe kaq këtu mbaron storja e tij. Nuk ka mbajtë post politik tri vitet e fundit,” tha ai.