Çarlsi shpallet zyrtarisht mbret i Mbretërisë së Bashkuar
Çarlsi është shpallur formalisht mbret në këshillin e pranimit, në aparamentet shtetërore të Pallatit St. James.
Mbreti Çarls u shpall në mungesë të tij nga këshilli konfidencial. Ai më pas do t’u bashkohet anëtarëve të këshillit, i shoqëruar nga princi i Uellsit, do të bëjë një deklaratë dhe do ta japë betimin për ta ruajtur sigurinë e Kishës së Skocisë e për të miratuar urdhra.
Një deklaratë do të lexohet në publik më vonë nga një zyrtar mbretëror nga ballkoni i Pallatit St. James.
Kurorëzimi
Pika e lartë simbolike e pranimit do të jetë kurorëzimi, kur Charles të kurorëzohet zyrtarisht. Për shkak të përgatitjes së nevojshme, kurorëzimi nuk ka gjasa të ndodhë menjëherë - Mbretëresha Elizabeth kaloi në fron në shkurt 1952, por nuk u kurorëzua deri në qershor 1953.
Për 900 vitet e fundit kurorëzimi është mbajtur në Westminster Abbey – Uilliam, ishte monarku i parë që u kurorëzua atje, dhe Charles do të jetë i 40-ti.
Kurorëzimi, është një shërbim fetar anglikan, i kryer nga Kryepeshkopi i Canterbury-t. Në kulmin e ceremonisë, ai do të vendosë kurorën e Shën Eduardit në kokën e Charles - një kurorë e fortë prej ari, që daton nga viti 1661.
Ndryshe nga dasmat mbretërore, kurorëzimi është një rast shtetëror që paguhet nga qeveria.
Në kurorëzimin e Mbretit Charles III, do të ketë muzikë, lexime dhe rituali i vajosjes së monarkut të ri, duke përdorur vajra portokalli, trëndafili, kanelle dhe qelibari.
Mbreti i ri do të bëjë betimin e kurorëzimit përpara botës.