Carafano: Kosova po humb mundësi në partneritetin me SHBA-në - NACIONALE

Carafano: Kosova po humb mundësi në partneritetin me SHBA-në

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Eksperti amerikan James Carafano ka kritikuar Kosovën për mungesë angazhimi ndaj SHBA-së.

“Kosova ka lënë shumë mundësi të pashfrytëzuara”, tha ai për T7, duke shtuar se Uashingtoni kërkon “marrëveshje konkrete”.

Ai përmendi mungesën e përfaqësuesve qeveritarë në një konferencë të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

“Këtë nuk e kuptoj”.

Sipas tij, “tani është koha për ta përqafuar partneritetin amerikan, jo për ta injoruar atë”.

Carafano theksoi se thellimi i partneritetit strategjik me SHBA-në duhet të jetë prioritet për çdo qeveri në Kosovë.

Lajme të ngjashme