Çantë e dyshimtë në Mitrovicë, policia speciale intervenon - NACIONALE

Çantë e dyshimtë në Mitrovicë, policia speciale intervenon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mediumi “Jepi Zë” ka publikuar një video, ku shihet intervenimi i dy pjesëtarëe të Policisë së Kosovës, pasi ishte vendosur një çantë e dyshimtë në veri të Mitrovicës.

Në video shihen dy pjesëtarë të njesisë për çmontimit të bombave dhe një qen.

Pasi kreu punën qeni nuhatës, pjesëtari i policisë e kontrollon çantën dhe e fotografon brendinë e saj.

Siç shihet në video, në çantë duket se ka pasur vetëm rroba.

Lajme të ngjashme