Çanak jep detaje për 'planin e largimit të serbëve nga veriu': Është ide e Vuçiqit - NACIONALE

Çanak jep detaje për 'planin e largimit të serbëve nga veriu': Është ide e Vuçiqit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nenad Çanak tha se është dukshme se ekzistojnë disa forca të organizuara mirë në Serbi, të cilat duhet që ta zgjedhin problemin e Kosovës në atë mënyrë që qytetarët e kombësisë serbe të zhvendosen nga veriu. Sipas tij, ky është plani i Vuçiqit që ta paraqesë Kosovën si vend që kërcënon minoritetin serb dhe për këtë arsye po shpërngulet.

Ai shtoi se elita politike në Serbi e ka gënjyer popullin serb në veri të Kosovës se kjo është gjendje e përkohshme, me synimin që, nëse jo e gjithë Kosova, së paku veriu i saj do t’i kthehet Serbisë.

“Disi është dukshme se ekzistojnë disa forca të organizuara mirë në Serbi, të cilat duhet që ta zgjedhin problemin e Kosovës në atë mënyrë që qytetarët e kombësisë serbe të zhvendosen nga veriu’, tha Çanak.

Ai, tutje, tha se plani i Vuçiqit është që ta paraqesë Kosovën si vend që kërcënon minoritetin serb dhe për këtë arsye po shpërngulet.

"Pra Kosova duhet të kujdeset për shtetasit e vet, të përpiqet që të mos bëjë gabime që të përfundojë në ato mbeturina, ku është Serbia sot. Vuçiqi do të akuzojë Kosovën se po detyron serbët të shpërngulen. Për këtë lojë të rrezikshme i kam thënë kryeministrit Kurti që të mos bie në këtë kurth.", tha Çanak.

Lajme të ngjashme