Çanak: Abazoviq është pleh dhe armik i Malit të Zi - NACIONALE

Çanak: Abazoviq është pleh dhe armik i Malit të Zi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani liberal serb, Nenad Çanak, ka akuzuar rendë kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ka thënë sot në Kuvend se disa malazezë e paguajnë 500 euro Çanakun për ta fyer atë.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, Çanak ka shkruar se Abazoviq është armik i Malit të Zi.

“Dritan Abazoviq, si zakonisht, gënjen. Askush nuk më ‘sjell’ në Mal të Zi dhe nuk po ofendoj askënd, po them vetëm atë që kam parë: Dritan Abazoviç është gënjeshtar dhe pleh. Dhe armiku i Malit të Zi”, ka shkruar Canak.

Lajme të ngjashme