Cameron: Nëse përsëritet një rast si i Bajnskës, duhet ta luftojmë - NACIONALE

Cameron: Nëse përsëritet një rast si i Bajnskës, duhet ta luftojmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ka deklaruar se sulmi i 24 shtatorit në Bajnskë ka qenë shqetësuese dhe duhet të parandalohet përsëritja e një situate të tillë.

SipasExpress”, ai në “Reuters” ka deklaruar se nëse sërish ndodhë diçka e tillë, duhet të luftohet.

“Çfarë ka ndodhur këtu në shtator është ekstremisht shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë cdo gjë që të mundemi që ta parandalojmë atë që të mos përsëritet dhe ta luftojmë nëse ndodh përsëri. Kosova është shtet sovran i pavarur që dëshiron stabilitet, siguri dhe të ardhme dhe Britania po ndihmon me të gjitha këto dhe është e drejtë që ne e bëjmë. Stabiliteti në Ballkan dhe siguria në Ballkan, dhe ndalimi i atyre që dëshirojnë të shkaktojnë destabilitet dhe të krijojnë probleme është në interesin direkt kombëtar të Britanisë dhe prandaj jam këtu, për të falendëruar trupat tona për punën që bëjnë dhe për të punuar me Qeverinë e Kosovës për t’i ndihmua ata me agjendën e tyre duke njohur faktin se ata janë një shtet sovran që meritojnë mbështetjen tonë derisa ata përpiqen për siguri dhe sukses.” – është shprehur Cameron.

Vlen të theksohet se zyrtari britanik ka arritur mbrëmë në Kosovë, ku është pritur nga kryediplomatja Donika Gërvalla.

Ai po ashtu ka zhvilluar takime edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme