Caktohen seancat konstituive në komunat me shumicë serbe, transferi i pushtetit më 5 dhjetor
Seancat konstituive për ndërrimin e pushtetit në komunat me shumicë serbe janë caktuar të zhvillohen më 5 dhjetor, duke filluar nga ora 11:00.
Seancat janë thirrur nga kryetarët e zgjedhur nga Lista Serbe, e cila ka fituar gjithsej 10 komuna, përfshirë edhe katër komunat në veri që nga viti 2022 drejtoheshin nga kryetarë shqiptarë.
Komunat ku Lista Serbe ka fituar janë: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Gracanicë, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë dhe Kllokot.
Në Kllokot, seanca konstituive do të mbahet në një datë të veçantë, ndërsa në 9 komunat e tjera transferi i pushtetit do të kryhet më 5 dhjetor, raportoi "KoSSev".