Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat? - NACIONALE

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

1 orë më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar thirrjen dhe pjesëmarrjen në një seancë “jashtë çdo afati kushtetues”, pa iu drejtuar paraprakisht Gjykatës Kushtetuese për pasojën juridike të shkeljes së afatit.

Cakolli shkroi se seanca do të mbahet mbi një muaj pas skadimit të afatit për konstituim sipas aktgjykimit të Gjykatës, si dhe pas një “afati shtesë të shpikur si gjoja kushtetues”.

Ai ngriti dilemën nëse çdo afat kushtetues që nuk ka një pasojë konkrete të përcaktuar mund të tejkalohet, ndërsa aktorët të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Nëse afatet vlejnë vetëm kur u konvenojnë partive, ato pushojnë së qeni afate kushtetuese dhe shndërrohen në afate politike”, ka shkruar Cakolli.

Lajme të ngjashme