Cakolli: Presidentja maksimumi mund t'i drejtohet Kushtetueses, nuk ka asnjë kompetencë tjetër
Eugen Cakolli nga KDI-ja, ka deklaruar se ndërhyrja e cilitdo aktor për të zbutur tensionet politike është e mirëseardhur, por nga aspekti kushtetues, presidentja nuk ka mandat për të gjetur apo imponuar zgjidhje në krizën aktuale.
“Përfshirja e cilitdo aktor që mund t’i zbusë gjakrat është i mirëseardhur, por në kuptimin praktik presidentja s’ka asnjë lloj mandati kushtetues për të gjetur dhe imponuar zgjidhje”, theksoi Cakolli.
Megjithatë, sipas tij, një lëndë e tillë rrezikon të mos zgjidhet brenda javës dhe mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, duke i shkaktuar Kosovës humbje të konsiderueshme kohe.
“Vetë hezitimet që i kemi parë te deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që presidentja nuk mund të na imponojë zgjidhje, tregojnë një lloj frike se propozimi i një zgjidhjeje mund t’i vendosë ata në një pozicion të pafavorshëm politik”, shtoi Cakolli