Cakolli: Partitë u pajtuan që nënkryetarët e Kuvendit të votohen në një pako - NACIONALE

Cakolli: Partitë u pajtuan që nënkryetarët e Kuvendit të votohen në një pako

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga KDI, me anë të një shkrimi ka thënë se subjektet politike gjatë mbledhjes së kësaj të marte, aty ku është bërë përgatitja e seancës konstituive, kanë rënë dakord që çështja e nënkryetarëe të votohet në pako. Sipas Cakollit kjo është një zgjidhje në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje e kishte bllokuar legjistraturen e kaluar disa herë në këtë pikë.

E plotë:

Në mbledhjen e sotme përgatitore për seancën konstituive ka pasur dakordim që nënkryetarët të votohen në pako. Jo vetëm ata të komuniteteve, por të gjithë pesë nënkryetarët e Kuvendit.

Kjo mënyrë votimi është në përputhje me kuadrin kushtetues, pasi Gjykata Kushtetuese e ka lënë teknikën e votimit në diskrecion të vetë Kuvendit, për sa kohë respektohen të drejtat e propozimit dhe shumica e nevojshme për zgjedhje.

Për më tepër, votimi në pako ka logjikë të qartë institucionale dhe ka qenë zgjidhje funksionale edhe në të kaluarën. Kjo shpejton konstituimin dhe e detyron përgjegjësinë politike të ndahet mes të gjitha grupeve parlamentare. Megjithatë, ironikisht, pikërisht kjo praktikë që e patëm kërkuar vitin e kaluar ishte kundërshtuar nga ata që sot e shtynë përpara, madje ishte paraqitur si problem parimor.

E gjithë kjo, tregon se praktikat parlamentare marrin kuptim nga mënyra si përdoren. Kur shërbejnë për ta çuar përpara konstituimin dhe funksionimin e Kuvendit, ato mbeten mjete legjitime të rendit parlamentar.

Lajme të ngjashme