Cakolli kritikon RTK-në: S`duhet ta pëlqesh Hashim Thaçin që intervista e tij e fundit para aktgjykimit të konsiderohet lajm
Injorimi i intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi nga RTK-ja ka nxitur reagime të shumta në vend.
Analisti Eugen Cakolli e ka kritikuar këtë veprim të RTK-së.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se nuk duhet ta pëlqesh Hashim Thaçin që deklarimet e tij në intervistën e fundit para aktgjykimit të konsiderohen lajm.
“S’duhet ta pëlqesh Hashim Thaçin që deklarimet e tij në intervistën e fundit të një ish-Presidenti të Kosovës para aktgjykimit t’i konsiderosh lajm. E megjithatë, aq sa ishte interesante e domethënëse vetë intervista, edhe më indikative është qysh disa media, e sidomos transmetuesi publik, nuk paskan gjetë ende vend as për një artikull, mes lajmeve për gjithçka tjetër. Nejse, presim deri nesër. Hiç, hiç, deri dikur besoj del ndonjë video a postim, të paktën prej ndonjë (ëanna-be) ”gazetari” ja “opinionisti” tjetër, brenda ose jashtë vendit. Deri atëherë, besoj vlojnë edhe postimet e LuleGjelave”, ka shkruar ai.