Buzhala vlerëson paraqitjen e Musliut, çuditet me qeshjen “histerike” të Kurtit - NACIONALE

Buzhala vlerëson paraqitjen e Musliut, çuditet me qeshjen “histerike” të Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas një debati shumë të madh të nisur nga fjalimi i deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu në seancën parlamentare të mbajtur të enjten vonë, ku ajo kritikoi kryeministrin Kurti - analisti Berat Buzhala ka shpërndarë një video duke komentuar fjalën e Musliut dhe komentet ofenduese që iu bënë asaj dhe votuesve të saj.

Videon e publikuar në Facebook, Buzhala e nis duke e cilësuar paraqitjen e deputetes së PDK-së, si “paraqitja më e mirë e Ganes, jo personale por e të gjithë legjislativit”.

Duke thënë se Musliu nuk e ofendoi kryeministrin, Buzhala më tej ka shtuar se gjesti i deputetes ishte parlamentar dhe i domosdoshëm në situatën në të cilën është duke kaluar Kosova.

“Nuk boni kurgja tjetër, e konfontoi me një incizim të vjetër, nuk e ofendoi. Bëri një gjest parlamentar dhe të domosdoshëm në situatën që po kalon Kosova.”

Megjithatë, në këtë situatë ajo çka Buzhala nuk ka vlerësuar ka qenë qëndrimi i Kurtit gjatë fjalës së Musliut.

“E çuditshme vend që me u skuq, Kurti filloi me qesh në mënyrë historike. N’kushte normale shtron shumë pyetje, nuk qeshesh me qëndrime tuaja t’ma hershmne, kur konfrontohesh me qëndrime tuaja t’sotme - veç nese ki probleme të natyrës psiqike,”- ka thënë Buzhala.

Lajme të ngjashme