Buzhala komenton letrën e Qeverisë: Deka t’u keshë me këta budallë
Gazetari Berat Buzhala ka komentuar letrën që Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ia ka dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku zotohet për dorëzimin e draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
Në shkrimin e tij, Buzhala ka theksuar se qeveria është zotuar ta vendosë qerren para kalit.
Buzhala e përmend edhe deputetin e VV-së, Dimal Bashën.
“Deka tu keshe me keta budalle. Paskan thane qe "e çojne ne Gjykate Kushtetuese" nje draft statut te Zajednices. Me fjale te tjera, ose me fjale te Klbin Aurtit, paskan thane qe e qesin qerren para kalit. Paskan thane qe ate piken qe osht ne funddddddddddddd te Marreveshjes se Ohrit e trajtojne te paren. Paskan thane, sipas fjaleve te Bimal Dashes, pervec RTS'it dhe serbeve, edhe shqiptaret po bojka me fole per Zajednicen” – ka shkruar ai.