Buzhala flet për zgjedhjet në Turqi, tregon arsyen pse nuk mund të udhëtojë atje - NACIONALE

Buzhala flet për zgjedhjet në Turqi, tregon arsyen pse nuk mund të udhëtojë atje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë të realizuar për zgjedhjet në Turqi që do të mbahen me 14 maj, gazetari Berat Buzhala ka folur për procesin zgjedhor atje, duke shpalosur edhe disa detaje nga eksperienca e tij me shtetin turk.

Në videon e publikuar, ndërsa flet për rolin e diasporës turke në zgjedhje, Buzhala në një moment e cilëson popullin turk “si populli vëlla”.

Më tej, i pyetur nga gazetarja nëse është e vërtetë që ai e ka të ndaluar udhëtimin për në Turqi, Buzhala tregon se në një kohë është kërkuar arrestimi i tij dhe prandaj është këshilluar që të mos shkojë në Turqi apo në vende aleate.

Si përfundim, duke shprehur dëshirën e tij që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të humbë zgjedhjet, ai zotohet publikisht që udhëtimin e parë do ta bëjë në Antalia.

Bashkangjitur mund të gjeni videon.

Lajme të ngjashme