Buxhovci: Qeveria e Kosovës është dashur të ketë qasje tjetër për situatën në veri
Historiani, Jusuf Buxhovi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka qasje të gabuar sa i përket situatës në Veri të Kosovës, dhe sipas tij kjo situatë nuk është as e rastit dhe as e çastit.
Sipas Buxhovit, Qeveria e Kosovës ka pas dëshirë që të krijoj probleme, që të mbajë pushtetin.
“Qeveria e Kosovës ka dëshiruar të krijohen probleme, që të mbajë pushtetin”, tha Buxhovi, duke shtuar se LVV-ja në thelb ka pasur gjithmonë problemet, duke ardhur në këtë mënyrë edhe në pushtet.
Buxhovi gjatë një interviste për RTK, ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të ketë qasje tjetër për situatën në Veri.
“Qeveria të ulët me amerikanët, që të zbatohen marrëveshjet nga tërësia, sipas Kushtetutës dhe pakos së Ahtisarit. Presioni ndërkombëtar nga Biden e të tjerët është se askush nuk e ka kontestuar sovranitetin e Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas historianit veprimet e fundit në Veri të Kosovës kanë thyer situatën në pikën zero.
“Qeveria është ngutur sepse nuk është dashur të rrënojë ato struktura, pavarësisht se kanë qenë të lidhura me Serbinë. Tani jemi kthyer në vitin 1999”, ka thënë Buxhovi.
