Bushati nga Shqipëria: S'ka dyshim që serbëve u duhet më shumë autonomi në arsim, shëndetësi e financa
Gazetari Andi Bushati ka komentuar situatën politike në Kosovë, duke përmendur çështjen e Asociacionit.
Ai është për një projekt ku serbët kanë më shumë autonomi për arsimin, shëndetësinë apo financat, megjithatë përmend faktin se të këmbëngulësh për një Asociacion të Komunave Serbe kur këta të fundit ngrejnë barrikada nën dirigjimin e Beogradit, do të thotë të përgatisësh një luftë.
"Nuk ka dyshim se serbëve i duhet më shumë autonomi për arsimin, shëndetësinë, apo financat e tyre. Por të këmbëngulësh për një 𝗮𝘀𝗼𝗰𝗶𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻 𝘁𝗲 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘃𝗲 𝘀𝗲𝗿𝗯𝗲, pikërisht në momentin kur këta të fundit, ngrejnë 𝗯𝗮𝗿𝗿𝗶𝗸𝗮𝗱𝗮 nën dirigjimin e Beogradit, do e thotë të përgatisësh një luftë të ardhshme, që do synojë ndarjen e Kosovës", shkroi ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
