Burri e rrah gruan në shtëpinë e prindërve të saj në Prishtinë - NACIONALE

Burri e rrah gruan në shtëpinë e prindërve të saj në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht gruan e tij e cila gjendej për vizitë tek prindërit e saj.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Raporti i plotë i PK-së:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 10.08.2022-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare -bashkëshorten e tij, e cila gjendej tek prindërit e saj. Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme