Burri e rrah gruan në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruat dhunë fizike ndaj gruas së tij në ditën e vitit të ri në Gjakovë.
Sipas raportit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është dërguar të familjarët e saj.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit viktima është dërguar tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin 24 orësh.