“Burrat patriarkal po i vrasin gratë”, ministrja Haxhiu thotë se Liridona u vra si pasoj e femicidit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Liridona Adenaj, që vra nëntë ditë më parë është vra si pasoj e femicidit.
Kështu ka thënë ministrja Haxhiu para grave të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e III-të të Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendosjen.
Ajo tutje ka thënë se burrat patriarkal po i vrasin gratë.
“Sot nënë ditë më parë është vrarë Liridona Ademja, Liridona u vra si pasoj e femicidit që për fat të keq është prezent në shoqërinë tonë. Pa barazia gjinore e rrënjosur thellë në strukturën shoqërore herë pas hëre na shpërfaqet në mënyrën më monstruoze siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Liridonës. Burrat patriarkal po i vrasin gratë, gratë po vriten nga burrat apo partneret e tyre, ky është krimi i rëndë, është femicid. Për këtë rast dhe për secilin rast kërkojmë drejtësi.” – ka thënë ajo.