Burrat me cigare: Në takimin e deputetëve të VV-së me qytetarët shkelet ligji kundër duhanit - NACIONALE

Burrat me cigare: Në takimin e deputetëve të VV-së me qytetarët shkelet ligji kundër duhanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Artan Abrashi dhe Arbër Rexhajt, deputetë të VV-së nga Prizreni, kanë takuar disa qytetarët në Lugishtë të Hasit. Dy deputetët kanë shpërndarë disa fotografi nga ky takim.

Megjithatë, në sy për të keq ra pirja e duhanit në brendësi të lokalit.

Madje, duket se një cigare dikush ia ka ofruar edhe vetë deputetit Rexhaj, i cili nuk shihet nëse e ka konsumuar atë cigare në kundërshtim me ligjin.

Në këtë takim ishte edhe një asamblist i VV-së pak i njohur nga Prizreni, Selman Sokoli.

Sjellim ndër mend që vitin e kaluar, Qeveria Kurti ka themeluar Këshillin Ndërministror për Kontroll të Duhanit. Në fjalën e tij, atëbotë kryeministri Albin Kurti kishte thënë se ky këshill është formuar me me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik.

“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, parandalimitm vetëdijësimit dhe edukimit të shoqërisë mbi efektet e dëmshme të duhanit, sot është propozuar formimi i këtij Këshilli. Siç e ka poterncuar edhe ministri Peci gjatë inspektimit të muajve të fundit do të ketë zero tolerancë ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura”- kishte thënë Kurti.

Lajme të ngjashme