Burim Ramadani rikthehet në AAK-së, Haradinaj: I lumtur që pranoi kërkesën tonë që të kandidojë për deputet
Analisti i çështjeve të sigurisë Burim Ramadani është rikthyer në AAK.
Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, e ka prezantuar sot si prurje të re, duke treguar se do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se politika kosovare ka nevojë për njerëz si Burim Ramadani.
“Burim Ramadani është mendje e kthjellët që punon për sigurinë e shtetit. Është ndër njerëzit më të përgjegjshëm dhe profesionistët më të përgatitur që unë njoh. Besnikëria ndaj shtetit, integriteti i tij, përvoja dhe aftësitë e bëjnë një vlerë të veçantë për Kosovën. E mbështes plotësisht kandidimin e tij për deputet, sepse besoj që zëri dhe veprimi i tij racional, kritik dhe i matur do t’i shërbejë shtetit. Kosova ka nevojë për të. Ne kemi nevojë për të. Jam i lumtur që pranoi kërkesën tonë që të kandidojë për deputet dhe shpresoj se do të jemi bashkë në Parlament”, ka shkruar Ramadani.