Burgim i përjetshëm pa të drejtë lehtësimi të riut amerikan që vrau dy nxënës e dy mësues - NACIONALE

Burgim i përjetshëm pa të drejtë lehtësimi të riut amerikan që vrau dy nxënës e dy mësues

1 orë më parë

nga NACIONALE

Colt Gray, adoleshenti nga Georgia e Shteteve të Bashkuara që kishte qëlluar për vdekje dy mësues e dy nxënës dhe kishte plagosur nëntë të tjerë në Shkollën e Mesme “Apalachee” në shtatorin e vitit 2024, u dënua të martën me burgim të përjetshëm pa të drejtë lehtësimi.

“Krimet e tua pasqyrojnë pakorrigjueshmëri të përhershme dhe unë do të të dënoj me burgim të përjetshëm pa të drejtë lehtësimi për secilën prej vrasjeve shpirtliga që ti i kreve” – tha gjykatësi Nicholas Primm, raporton televizioni CNN.

Colt, 16 vjeç, nuk u duk se reagoi pas dëgjimit të dënimit. Ai refuzoi që të fliste në sallën e gjykatës para se t’i shqiptohej dënimi.

Prokurori i qarkut, Brad Smith, kishte kërkuar që gjykatësi ta dënonte adoleshentin me burgim të përjetshëm pa të drejtë lehtësimi.

Lajme të ngjashme