Bulliqi thotë se rruga Prishtinë-Podujevë përfundon brenda vitit - NACIONALE

Bulliqi thotë se rruga Prishtinë-Podujevë përfundon brenda vitit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, beson që rruga Prishtinë-Podujevë do të përfundohet brenda këtij viti.

Ai ka thënë se punimet në këtë rrugë janë duke u bërë sipas planit dhe se pret që rruga të përfundohet brenda vitit.

“Punimet janë duke u realizu sipas planit. Informacionet të cilat i kam nga Ministria e Infrastrukturës është që mbajnë takime të rregullta dhe po bëjmë ç’është e mundur që ta përfundojmë brenda këtij viti. Presim që të përmbyllet brenda një viti por natyrisht mund të mbetet ndonjë finesë por besoj që brenda këtij viti do të bëhet e qarkullueshme. Rruga Prishtinë-Podujevë e dijmë që është prej rrugëve më të ngarkuara me trafik që vjen e shtohet me ardhjen e bashkatdhetarëve. Me që njëra trase pothuajse është e lidhur me tërë gjatësinë e kësaj rruge nuk është vërejtur ndonjë pengesë shumë e madhe por pengesa ka gjithsesi.” – ka thënë ai për EO.

Lajme të ngjashme