Bulliqi për vrasjen e 18-vjeçarit: Prej rasteve më të rënda në Komunën e Podujevës - NACIONALE

Bulliqi për vrasjen e 18-vjeçarit: Prej rasteve më të rënda në Komunën e Podujevës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas rastit të rëndë të vrasjes së 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka thirrë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri në Bashkësi me temën “Situata e përgjithshme e sigurisë në komunën e Podujevës”.

Ai aty ka deklaruar se ky rast është ndë më të rëndët në Komunën e Podujevës.

“Si rast është prej rasteve të rënda që ka ndodhur në komunën tonë.

Rasti i fundit i vrasjes së Lulzim Fejzullahut na preku të gjithëve, ishte një rast i rëndë i cili kishte ndodhur para disa ditës dhe në cilin rast organet kompetente të sigurisë janë marrë, kanë proceduar dhe kanë vazhduar ecuritë dhe punën e tyre që lidhet me rastin e ngritur, por sidoqoftë nga ajo që doli fatkeqësisht ky rast u përmbyll në mënyrën më tragjike për arsye se i riu, Lulzim Fejzullahu tashmë ka ndërruar jetë”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme