Bulliqi i VV-së do t’i bashkohet Marshit për Drejtësi - NACIONALE

Bulliqi i VV-së do t’i bashkohet Marshit për Drejtësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka qenë një ndër zyrtarët e fundit të VV-së që ka dalë në përkrahje të Marshit për Drejtësi, që do të mbahet nesër në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka shkruar: “Nesër, nga ora 14:00 MARSHOJMË PËR DREJTËSI!”

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ftuar në një intervistë në Rubikon pak ditë më parë, kishte thënë se s’ka dëgjuar për Marshin për Drejtësi, megjithatë më pas Lëvizja Vetëvendosje, që është partia më e madhe në Kosovë dhe udhëheqëse me Qeverinë e Kosovës, e ka përkrahur marshin solidarizues për Hashim Thaçin dhe të tjerët.

Përmes një njoftimi LVV e ka quajtur luftën çlirimtare të Kosovës si një prej ngjarjeve historike me të vlefshme, por duke përmendur vetëm Rexhep Selimin me emër, ish-deputet i VV-së dhe duke i anashkaluar emrin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që po ashtu janë të paraburgosur në të njëjtën akuzë sikurse Selimi.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës.” – ka shkruar VV-ja në njoftimin e tyre në mbështetje të Marshit për Drejtësi.

Lajme të ngjashme