Bulliqi takon djalin e Rugovës: Sivjet do ta vendosim shtatoren e ish-presidentit në Podujevë - NACIONALE

Bulliqi takon djalin e Rugovës: Sivjet do ta vendosim shtatoren e ish-presidentit në Podujevë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës, ka njoftuar se sot ka takuar Ukë Rugovën, djalin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në shkrimin e tij, Bulliq ka treguar se sivjet do të vendoset shtatorja e ish-presidentit Rugova.

“Ukën e njoftova që sivjet si institucione lokale do ta vendosim shtatoren e ish-Presidentit Rugova në qytetin e Podujevës, për të nderuar kontributin dhe angazhimin e Presidentit Rugova për Kosovën. Procedurat për ndërtimin e shtatores veçse kanë filluar.” – ka shkruar Bulliqi.

Lajme të ngjashme