Bulliqi dënon ashpër sulmin fizik ndaj punëtorëve shëndetësor në Podujevë - NACIONALE

Bulliqi dënon ashpër sulmin fizik ndaj punëtorëve shëndetësor në Podujevë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka dënuar sulmin fizik ndaj dy punëtorëve shëndetësor, i cili ka ndodhur mbrëmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Ai ka vlerësuar se një sulm i tillë është i papranueshëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, Bulliqi ka shkruar se tolerimi i këtyre sulmeve krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen.

E dënoj ashpër sulmin fizik dhe verbal që ka ndodhur ndaj dy punëtorëve shëndetësor mbrëmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë janë të papranueshme, veçanarisht në vendin e punës, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor”, ka shkruar Bulliq, duke kërkua nga organet e rendit që këtë rast ta trajtojnë me prioritet.

I bëj thirrje organeve të rendit ta trajtojnë shpejt dhe me prioritet këtë rast dhe keqbërësi ta marrë dënimin meritor për kanosje fizike ndaj zyrtarëve publik. Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Bulliqi.

Lajme të ngjashme