Bullatovci paralajmëron ankesë për mosmarrjen e pagës së 13-të, fton ish-zyrtarët publikë t’i bashkohen rastit - NACIONALE

Bullatovci paralajmëron ankesë për mosmarrjen e pagës së 13-të, fton ish-zyrtarët publikë t’i bashkohen rastit

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-zyrtari i Administratës Tatimore të Kosovës, Amir Bullatovci, ka reaguar lidhur me çështjen e pagesës së 13-të për sektorin publik, duke thënë se do të dorëzojë ankesë në institucionet përgjegjëse për shkak të mospërfshirjes së tij në këtë përfitim.

Sipas Bullatovcit, fakti që ai nuk ka qenë pjesë e listave të pagave në muajin mars 2026 nuk duhet të shërbejë si bazë për përjashtimin e tij nga përfitimi i pagës së 13-të, pasi, siç ka theksuar, ai ka qenë pjesë e Administratës Shtetërore të Republikës së Kosovës gjatë periudhës prill 2025 – mars 2026.

Në reagimin e tij, Bullatovci ka bërë të ditur se do të deponojë ankesë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe në institucionet relevante, me qëllim të realizimit të kësaj të drejte.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë qenë në marrëdhënie pune në Administratën Publike gjatë periudhës prill 2025 – mars 2026, por që nuk kanë marrë pagën e 13-të, që t’i bashkohen kësaj lënde që pritet të dorëzohet.

Lajme të ngjashme