Buleshkaj: Deri tani 780 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë në APK
Drejtori i APK- së, Yll Buleshkaj, ka bërë me dije se rreth 10 mijë zyrtarë publikë janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë e Parandalimit e Korrupsionit (APK).
Ai ka treguar se faza e deklarimit të pasurisë nis në muajin mars dhe do të e zgjatë një muaj.
Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka deklaruar se rreth 780 zyrtarë të cilët kanë kryer tashmë këtë obligim.
“Afati i fundit është 31 marsi, ka mjaft afat, është një muaj i tërë. Zyrtarët të gjithë kanë pranuar njoftimet qoftë me email edhe me sms për këtë obligim dhe tashmë ka filluar deklarimi i pasurisë. Kemi rreth 780 zyrtarë që tashmë e kanë kryer këtë obligim, që në përqindje i bie rreth 7.5 për qind, pak më shumë se 7.5 për qind, që nuk është keq për javën e parë”, ka thënë ai.