"Bukoshi është në luftë me vdekjen si rezultat i një sëmundjeje të rëndë", shtyhet gjykimi për Fondin e 3%
Është shtyrë seanca gjyqësore e caktuar për 24 shtator 2024 në Prishtinë për rastin “Fondi i 3%-shit” për shkak të mungesës së të akuzuarit Bujar Bukoshi.
Avokati i Bukoshit, Besnik Berisha, ka qaruar se klienti i tij nuk ka mundur të marrë pjesë në seancë për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.
“Ka disa vite që zotëri Bukoshi është në luftë me vdekjen si rezultat i një sëmundjeje të rëndë. Ky trajtim vazhdon edhe më tutje dhe sot kontaktova edhe me bashkëshorten e zotëri Bukoshit, e cila më njoftoi se është në Shqipëri për trajtim, ku Shqipëria është edhe vendi që po e financon trajtimin në Gjermani duke mbuluar koston relativisht të lartë”, ka thënë avokati Besnik Berisha, raporton Kallxo.com.