Osmani tregon se si ndërmjetësoi bisedimet që Ukraina të mos votojë kundër Kosovës në KiE - NACIONALE

Osmani tregon se si ndërmjetësoi bisedimet që Ukraina të mos votojë kundër Kosovës në KiE

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bujar Osmani, pretendenti për postin e presidentit në Maqedoninë Veriore, rrëfeu në emisionin Pressing në T7 se ishte ai që kishte organizuar kontaktin mes kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Jashtëm të Ukrainës.

Ai gjithashtu zbuloi se kishte punuar personalisht për të siguruar që Ukraina të mos votonte kundër Kosovës në Këshillin e Europës.

“Unë kam ndërmjetësuar komunikimin ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës që Ukraina të mos votojë kundër në Këshillin e Evropës për Kosovën dhe ajo ka qenë një përpjekje e imja t’i lidhë kryeministrin Kurti dhe ministrin e Jashtëm të Ukainës. Ukraina nuk voton kundër edhe pse nuk e njeh Kosovën”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme