Bugaqku i KDI-së: Kushtetuesja ka deri në 60 ditë për kërkesën e PDK-së
Vullnet Bugaqku nga KDI ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka deri në 60 ditë për të vendosur mbi kërkesën e PDK-së.
PDK ka kërkuar masë të përkohshme ndaj Kuvendit, derisa gjykata shqyrton kushtetutshmërinë e konstituimit.
Bugaqku tha se masa varet nga rrethanat, faktet dhe pasojat e mundshme.
“Gjykata Kushtetuese ka afat deri në 60 ditë për të marrë vendim”, tha ai.
Sipas tij, duhet të sqarohet nëse tejkalimi i afatit kushtetues 30-ditor prek legjitimitetin e mandateve dhe ligjshmërinë e legjislaturës.
Ai shtoi se edhe zgjedhja e nënkryetarit mund të kërkojë interpretim kushtetues.